Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellët. Kjo pasi, krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik.

Në këtë intervistë, Molliqaj ka folur për blerjen e raketave “Javelin”, ndërsa entuziazmin e quan të panevojshëm dhe ushqim për pushtetin autoritar.

Molliqaj ka folur edhe për partitë opozitare në Kuvend, për të cilat thotë se janë nën “sqetullën e Kurtit”.

Kreu i PSD-së ka adresuar kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian, për ndarjen e fondeve për Serbinë. Thotë se vetëm Kroacia përfiton më shumë se Serbia.

“Nuk po dëshiron më as Kosova, deri tash s’ka dashtë Serbia, ajo nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës sepse kjo të paktën 3 gjëra ia favorizon pushtetit atje: Sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, nën dy e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës atje me deklarata e këtu me veprime dhe nën tre, shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja. Veç Kroacia është  e para si anëtare e BE-së, Serbia i merr shumë fonde dhe krejt kjo është me ide që me përkëdhel Serbinë me temë karshi Kosovës”, thotë Molliqaj.

Molliqaj ka kritika edhe për entuziazmin e shumicës sa i përket blerjes së raketave.

“E blen një raketë, krejt populli i Kosovës një shumicë e madhe e tij ngritën e entuziazmohen dhe kjo është ushqim i jashtëzakonshëm popullor për pushtetin autoritar. Edhe presidenti turk edhe Serbia, edhe Kosova, edhe Hungaria vazhdimisht e lë vendin në krizë më BE-në vazhdimisht merr shume fonde e vota, andaj ky është problemi që s’ka me pas zgjidhje të përhershme në këtë drejtim”, deklaroi Molliqaj.

“Për pesë vendet e BE-së jo, asnjëra nga to nuk do ta njoh Kosovën. Nuk e di natyrisht që çdo njohje është e rëndësishme por në fuqi politike, 5, 6 vende të NATO-s që se njohin Kosovën, nuk ka me pas asnjë lëvizje këtë vit”, u shpreh Molliqaj.

Kritika ka edhe për partitë opozitare, për të cilat thotë se janë nën sqetullën e Kurtit, teksa konsideron se Kosova është pa opozitë parlamentare.

“Partitë opozitare janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik, kur i kanë vyer i ka mbështet, secilën marrëveshje të Kurtit e kanë mbështet, marrëveshjet ndërkombëtare po ia votojnë, çka do që ka nevojë Kurti ia kanë dhënë, të vetmen punë e mirë është obligimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat e kanë parandaluar kapjen e sistemit te drejtësisë në përgjithësi, për ndryshe Kosova nuk ka opozitë parlamentare, jo që ne jemi jashtë saj, por nuk ekziston”, u shpreh Molliqaj.

 

Powered by WordPress