Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vizituar ish udhëheqësit e UÇK-së, që po gjykohen nën akuzat për krime lufte, në Hagë.
Molliqaj me anë të një postimi në Facebook tregoi se i ka takuar të gjithë të akuzuarit sidhe e përshkruajti Hagën si një Kosovë alternative.
“I pamë dhe i takuam të gjithë. Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Pjetër Shalen, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. Respektivisht, aty ishte politika e luftës; informimi e fjala e saj; zbulimi e guerilja; disiplina e mbikëqyrja”
“Haga të dashur miq është Kosova alternative. Haga është Kosova që mund ta kishim pa UÇK-në. Të mbyllur me dyer hekuri.”, ka shkruar Molliqaj
Ai poashtu shtoi se do të bëjnë gjithçka për të ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara. Emri i UÇK-së nuk mund të jetë nën akuzë. Kosova duhet të bashkohet për drejtësi. Për juristët e ardhshëm, padrejtësia në Hagë do të bëhet shembull, ilustrim unik për shkeljen e të drejtave.”, thuhet në fund të këtij postimi