Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Molliqaj fajëson Kurtin e Vuçiqin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Molliqaj fajëson Kurtin e Vuçiqin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Molliqaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se atmosferën e urrejtjes midis shqiptareve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin deklaratat dhe veprimet luftënxitëse të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

“Kosova duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë qytetarët e saj si të barabartë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, apo përkatësive tjera. Ne e shohim qytetarin si element përbashkues. Kjo është përgjigja para tendencave që synojnë ndarje etnike e territoriale. Situatën e bën më të rëndë dhe tragjike mosha 11 vjeçare e njërit prej tyre. Asnjë motiv, asnjë rrethanë dhe asnjë situatë nuk e arsyeton drejtimin e armës ndaj një 11-vjeçari. Tejet shqetësues është po ashtu fakti se personi i dyshuar për sulmin është pjesëtar i FSK-së. Ky rast duhet të zbardhet në tërësi dhe të gjykohet në mënyrë meritore”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria

Themes by WordPress