Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Molliqaj analizon vizitat e ndërkombëtarëve: “Jo veç asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun”

Molliqaj analizon vizitat e ndërkombëtarëve: “Jo veç asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë një analizë pas vizitave të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Serbi, lidhur me dialogun mes të dyja vendeve.

Sipas tij, “jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga ShBA e BE”.

Molliqaj shprehet se pala e Kosovës nuk ka më as si të mbrohet e kundërshton.

“Ajo ka zbritur jetën e serbëve, qytetarë të Kosovës në çështje sigurie. Kurti acaroi raportet në vendet ku dihej që shteti i Kosovës nuk është i konsoliduar, dhe kështu shtyu situatën në skajin e saj të dëmshëm”.

“Autonominë nuk e gjetën, atë e krijuan. Arsyet tjera janë veç arsyetime. Kjo duhet kundërshtuar njëzëri”, shkroi ai në Facebook.“Nëse vërtet duam të flasim nën dritën e kompromisit në emër të zgjidhjes dhe marrëveshjes si mundësi, ajo ka një adresë të qëndrueshme dhe të sigurt: ripërcaktimin e kufirit, i cili ripërcakton edhe marrëdheniet mes dy vendeve. Tek pastaj mund të flasim në termat e paqes dhe barazisë”./TV Arbëria

Themes by WordPress