Luka Modric luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por loja e shkëlqyer e kapitenit nuk mjaftoi për më shumë se një barazim 2-2 ndaj Shqipërisë, e cila barazoi në minutën shtesë.
Pas debaklit ndaj Spanjës, ku humbën 0-3 dhe vetëm një pikë me Shqipërinë, Kroacia ndodhet në një situatë shumë të vështirë para xhiros së fundit. Ata duhet të mundin Italinë të hënën, por edhe nëse e bëjnë, nuk janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.
Pas një tjetër dështimi në Kampionat Evropian, Modric iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në zonën miks të stadiumit në Hamburg, ku lojtarët qëndrojnë dhe u përgjigjen disa pyetjeve të gazetarëve.
Modric iu përgjigj gazetarëve kroatë, por pas një pyetjeje të një gazetari në spanjisht, ai u zemërua dhe në mënyrë demonstrative u largua nga zona miks.