Luka Modric ka qenë lekomotiva e kombëtares kroate në Kupën e Botës që zhvillohet në Katar.
Kapiteni është një motivim shtesë edhe për bashkëlojtarët të cilët e respektojnë shumë brenda dhe jashtë fushës.
Bashkëpunëtori i tij, Simon Bastiansen ka zbuluar se Modric u ka bërë nga një dhuratë, orë Daytona Rolex ari i kuq shokëve te kombëtarja dhe atyre te skuadra e Real Madrid.
Një orë e tillë kushton 40 mijë euro.
Por nuk ishin vetëm shokët e tij që morën dhurata, ai i bleu ato për shoferët e autobusëve, mjekët, fizioterapistët dhe asistentët.
Totali që Modric shpenzoi për dhuratat ishte rreth 2 milionë euro. /TV Arbëria