Ka pak ditë qe ka nisur gara mes vajzave në emisionin “She’s On Top”.
Modelja nga Kosova, Frontina Gashi është ajo e cila ka marr vëmendjen e mediave që në fillim të këtij spektakli.
Frontina mbrëmjën e djeshme u paraqit në skenë me xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe mori lavdata për veshjen.
Modelja tregoj që xhaketën të cilën e kishte veshur është e babait të saj i cili ishte pjesë e UÇK’së.