Pininfarina ka krijuar një linjë të re veturash ultra-ekskluzive që frymëzohen nga Batman.
Bëhet e ditur se dy modelet e reja B95 dhe Battista shfaqin dizajne të përshtatura për t’ju bërë të ndiheni si heroi i filmave.
Marka ka krijuar dy lloje veshjesh për veturat e saj: Gotham dhe Dark Kinght, përcjell Telegrafi.
Pininfarina ka ndriçuar logon e saj ikonike te modelet e reja të cilat fuqizohen nga katër motorë elektrikë me 1,900 kuaj fuqi dhe nga një bateri litium-jon.
B95 dhe Battista arrijnë një shpejtësi prej 99 km/h në më pak se dy sekonda.
Siç raportohet, çmimi për një Battista fillon me 2.2 milionë dollarë ndërsa B95 4.8 milionë dollarë.
/TV Arbëria