Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mocioni i Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë / Haradinaj: Nuk pres drejtësi nga kjo gjykatë

Mocioni i Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë / Haradinaj: Nuk pres drejtësi nga kjo gjykatë

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër më datë 16 korrik 2025, do të bëjë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Lidhur me këtë, në një prononcim për TV Arbëria, Nasim Haradinaj ka thënë se nga kjo gjykatë nuk pret drejtësi.

Ai, ndër të tjera, ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale për mosveprim në aspektin e mbrojtjes së ish-krerëve në Hagë.

“Unë nga ajo gjykatë e para nuk pres drejtësi, sepse edhe po të ndodh kjo drejtësi kaq e vonuar, ju e dini, drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Shteti as nuk provon diçka, shteti nuk ka vullnet me ba, pushteti flas”, ka thënë Haradinaj. /TV Arbëria