Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Mocioni i Bundestagut i papërgjegjshëm, debatet në Gjermani po shkaktojnë acarim te fqinjët europianë”, thotë ministrja gjermane

“Mocioni i Bundestagut i papërgjegjshëm, debatet në Gjermani po shkaktojnë acarim te fqinjët europianë”, thotë ministrja gjermane

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser e nisi deklaratën e saj duke targetuar partitë opozitare që mbështetën mocionin e migracionit mbrëmë, duke këmbëngulur se Gjermania “nuk do ta rrezikojë këtë veprim të përbashkët europian përmes përpjekjeve të rrezikshme të vetme kombëtare”.

Duke i bërë jehonë komenteve të djeshme të kancelarit Olaf Scholz, ajo tha qartë se duhej të vepronte në përputhje me kushtetutën gjermane dhe ligjin e BE-së, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Dua ta bëj të qartë sepse debatet në Gjermani po shkaktojnë acarim mes fqinjëve tanë europianë këto ditë”, tha ajo.

E pyetur konkretisht për ngjarjet e djeshme në Bundestag, ajo tha: “Ajo që ndodhi dje ishte e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme ndaj historisë”.

Ajo gjithashtu mbrojti marrëveshjet Schengen të BE-së, por argumentoi se disa kontrolle kufitare ishin të nevojshme “derisa të kemi mbrojtje më të mirë dhe më të sigurt të kufirit të jashtëm”.