Majorka ka marr një barazim 3-3 ndaj Valladolidit në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga, ku sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi realizoi dy gola, duke përfshirë edhe ata ta barazimit në minutat shtesë nga penalltia.
Fillimisht Majorka ishte në disavantazh pas golit të Perez, por Muriqi barazoi shifrat me golin e tij në minutën e 53-të. Pastaj mysafirët kaluan edhe në avantazh me golin e Morlanes në minutën e 58’, por Amallah dhe Monchu përmbysën rezultatin duke shënuar në minutat 68’ dhe 86’.
Kur po mendohej se tri pikët do t’i takonin Valladolidit, Muriqi doli sërish në skenë për të shënuar për 3-3 nga penalltia.
Majorka ka 34 pikë në vendin e 12-të, ndërsa Valladolidi është i 15-ti me 29 pikë.
/TV Arbëria