Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moliqaj: “Heshtja e Kurtit për dyshimet rreth hajnisë multimilionëshe në ministrinë e Liburnit, nuk janë për t’u çuditur”

Moliqaj: “Heshtja e Kurtit për dyshimet rreth hajnisë multimilionëshe në ministrinë e Liburnit, nuk janë për t’u çuditur”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj mosplotësimit të kërkesave të tij drejtuar qeverisë.

Molliqaj tha se përmes një ftese publike i ka kërkuar pushtetit që bashkarisht të shpalosin pasurinë e tyre dhe të shohin kush është pasuruar gjatë rrugëtimit politik.

Nga pushteti nuk është pritur ndryshe, as një fjalë, por rastësia nuk ngeci dhe mashtrimi multimilionësh po i del në shesh”, ka shkruar ai

Tutje i pari i PSD-së është treguar edhe kritikues ndaj ministrave dhe partisë kundërshtare.

Liburn Aliu në pushtetin e Kurtit nuk është figurë e rëndomtë, pa dyshim. Ai e ka dëshmuar vetën mjaftueshëm si shërbëtor dhe i heshtur. Pozicionimi i tij në ministrinë me më së shumti buxhet dhe heshtja e Kurtit për dyshimet rreth hajnisë multimilionëshe në ministrinë e Liburnit, nuk janë për t’u çuditur. Madje lënë hapësirë të mjaftueshme për të dyshuar rreth miratimit dhe involvimit të vetë Kurtit në këto dyshime për hajni”.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria

Themes by WordPress