Ka filluar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me Projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Komuna e Prishtinës.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë ministri Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sergiy Maslichenko dhe kryetari Përparim Rama.
Ministri Murati ka bërë të ditur se do të ndahen 6 milionë euro do të shkojnë ne efiçiencë për ndërtesat e Komunës së Prishtinës.
Murati tha se pritet që së shpejti të nënshkruhet edhe me Prizrenin marrëveshje e ngjashme e gjithashtu edhe me komunat e tjera.
/TV Arbëria