Gazetari dhe analisti Lirim Mehemtaj, ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga kryeministri i Kosovës Albin Kuti, me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë .
Mehmetaj shprehet se në këtë video ka pamje edhe nga protesta e 1 tetorit të vitit 1997, por mungon momenti i leximit të deklaratës së shpalljes së shtetit nga ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në senacën e posaçme të Kuvendit të Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008.
Sipas analistit Mehmetaj, ky monatazhim është bërë me qëllim që të shmanget figura e Hashim Thaçit.
Ai thekson se kjo politikë e retushimit të historisë nuk do të kalojë.
Ky është postimi i plotë i Mehmetajt;
“Ka vendos me lëshu video për pavarësinë e Kosovës ama askund momenti i shpalljes së pavarësisë, veç me i ikë figurës së Hashim Thaçit.
O shpirtngushtë, ka kalu koha e retushimit të historisë.
Është e pamundur ta rivizitosh të kaluarën me dëshirat e së tashmes.
Nuk kemi çka me të bo.
Ke vendos me u mbyll n’banesë dhe ke përfundu si peng lufte.
As i burgosur politik nuk je, sepse kur shpërthen lufta pushon metoda e arrestimeve politike, ka veç luftëtarë, dëshmorë, martirë, heronj – ti s’je në asnjërën kategori”, ka përfundua në fund analisti”.