Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e pavarësisë. Shtoi se sot shënohet e arritura më e madhe e popullit të Kosovës.
Ndërsa kryetari i kuvendit, Glauk Konjofca, tha se sot është ditë jo vetëm e festimit, por edhe reflektimit, mirënjohjeve për të gjitha ata që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rezistencës së çlirimit i paraprinë pavarësia të cilën e gëzojmë sot.
Në aspektin ekonomik e demokratik, të sigurisë e integritetit republika jonë asnjëherë nuk ka qenë më e lirë, e sigurt dhe demokratike.
/TV Arbëria