Një mjet i dyshimtë i cili u raportua se u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, po del të jetë granatë e dorës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.