Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mjetet e blinduara të karabinierëve po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot në urën mbi lumin Ibër

Mjetet e blinduara të karabinierëve po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot në urën mbi lumin Ibër

Blindat e karabinierëve po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë në urën mbi lumin Ibër.

Ndërsa dje në orët e mëngjesit, janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Në pamjet e siguruara nga Tëvë1, janë parë trupat e shtuar të KFOR-it dhe automjetet e tyre , ku të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët.

Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Ndrsyhe, brenda një jave, për herë të dytë, trupat e KFOR-it po kryejnë ushtrime në Urën e Ibrit në mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Aty ata bënë lëvizje në të dy anët me një pjesë të shtuar të numrit të karabinierëve. Njohësit e politikës e shohin si ushtrim normal dhe asgjë për t’u shqetësuar.