Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Mjeku i QKUK-së i reagon ashpër Arben Vitisë pas zhvillimeve të djeshme

Mjeku i QKUK-së i reagon ashpër Arben Vitisë pas zhvillimeve të djeshme

Gjatë ditës së enjtë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ishtet për vizitë në Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë dr. Petrit Nuraj, ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik.

Synimi i kësaj Klinike është zhvillimi i laparaskopisë urologjike dhe urologjisë perkutane (PNL).

“Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çkado që keni nevojë për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore. Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera. Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik”, tha ministri Vitia me rastin e vizitës në Klinikën e Urologjisë, me ç’rast takoi edhe pacientët e shtrirë në këtë klinikë.

E për këtë veprim të Vitisë ka reaguar doktori i QKUK-së Liridon Selmani. Ai përmes një postimi të gjatë në facebook është shprehur se Ministria e Shëndetësisë po promovon projekte për të cilat nuk ka dhënë asnjë kontribut.

“Jam i lumtur që sot po shënohet fillimi i procedurave laparoskopike në Klinikën e Urologjisë plotësisht nga stafi vendor. Para 6 muajsh ideja për fillimin e laparoskopise në Klinikën e Urologjisë dukej iluzore dhe nuk gjente përkrahjen e menaxhmentit e as të Ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë. Duke dashtë që pacientëve Kosovar t’u ofrojmë shërbime moderne, në mënyrë që të njejtët të mos kërkojnë zgjidhje jashtë vendit si dhe duke pas për qëllim që të fuqizojmë besimin në institucionet publike shëndetësore së bashku me kolegun dhe mikun tim Dr. Artan Elshanin morëm pjesë në trajnimin tre mujor në Firat University në Elazig të Turqisë. Gjithë qëndrimi ynë atje u mundësua nga ambicja dhe vetfinancimi ynë, madje ShSKUK më shumë vështirësi na kishte dhënë “pushim 3 mujor pa pagesë” në mënyrë që të na ruhet vendi i punës kur të kthehemi”, ka rrëfyer doktori.

/TV Arbëria

Powered by WordPress