Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Mjeku Edmond Gashi i Onkologjisë thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga Policia

Mjeku Edmond Gashi i Onkologjisë thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga Policia

Policia e Tiranës pritet t’i dërgojë prokurorisë shkresën për mosrespektimin e masës së sigurisë për Edmond Gashin.

Sipas verifikimeve ai rezulton se pas vendimit të gjykatës, mjeku Gashi nën shoqërinë e personave të tjerë është parë në një lokal në zonën e Kasharit.

Pasi policia është njohur më këtë informacion ka shkuar në ambientin e lokalit por nuk e ka gjetur mjekun, raportojnë mediat në Shqipëri.

Më pas kanë sekuestruar kamerat e sigurisë por burimet jo zyrtare bëjnë me dije se pamjet filmike në kamera rezultojnë të fshira.

Më pas policia ka shkuar në banesën e tij ku e kanë identifikuar në banesë.

Por hetuesit kanë prova të tjera në dorë që e implikojnë me thyrje të masës për mjekun Gashi.

Lidhur me mos prezencën e tij më punonjës police rezulton se as komisariati as drejtoria nuk kishte njoftim për shoqërimin e tij në Gjykatë.

Por ai ka ardhur më një mjet tip fuoristratë private e po ashtu më atë mjet është larguar.

Themes by WordPress