Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Mjekja Dollenberg: Dhjami i barkut te burrat rrit rrezikun për atak kardiak

Mjekja Dollenberg: Dhjami i barkut te burrat rrit rrezikun për atak kardiak

Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave dhe burrave sot. Por shumë dhjamë (ose trupi në formën e mollës) rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipa kancerash.

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanian se dhajmi i barkut të burrat nuk është thjesht jo i papëlqyeshëm estetikisht, por edhe i rrezikshëm për shëndetin e zemrës.

Dollenberg u shpreh se dhjami i barkut te burrat rrit rrezikun për atak kardiak.

“Birra është mirë të mos konsumohet se majaja e birrës është ndër arsyet kryesore për dhjamin në pjesën e belit dhe studimet me të fundit tregojnë që dhjami i barkut, sidomos ai i organeve të brendshme është një faktor i pavarur, kërcënues për të rritur rrezikun nga infarktet ndaj duhet të punohet që pjesa e barkut të ketë sa më pak dhjamë. Dhjami në bark është shumë i dendur te burrat, dhjami i thelle te organet e brendshme, ndaj burrat janë më të kërcënuar për infarktin e zemrës”, tha mjekja.

Powered by WordPress