Blog Post

Arbëria TV > Politika > Mjekiqi: Diplomatët e “regjimit të ri” po privilegjohen në raport me ata të “regjimit të vjetër”

Mjekiqi: Diplomatët e “regjimit të ri” po privilegjohen në raport me ata të “regjimit të vjetër”

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, ka bërë të ditur se nga burimet dytësore ka kuptuar se po ekziston një diferencim në trajtimin e diplomatëve të “regjimit të ri” dhe atyre “të vjetër”, siç preferon t’i quajë Lëvizja Vetëvendosje.

Numri dy i LDK-së ka deklaruar në ‘Facebook’ se “nuk reformohet diplomacia me standarde të dyfishta” përmes rrezikimit të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

“  Në emër të reformave në shërbimin e jashtëm ky i fundit po degradohet. Para pak kohësh doli në pah raporti i Ambasadorit tonë në SHBA ku flitej për mungesën kapaciteteve dhe trajtimin juadekuat nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar ajo.

“Nga burimet tjera dytësore kuptojmë diferencimet që bëhen në raport me trajtimin e Ambasadorëve dhe nëpunësve të shërbimit të jashtëm duke privilegjuar diplomatët e ‘regjimit të ri’ e duke penalizuar ata të ‘regjimit të vjetër’. Nuk reformohet diplomacia me standarde të dyfishta e duke rrezikuar marrëdhëniet me shtetet pritëse”, përfundon postimin nënkryetarja e LDK-së.

/TV Arbëria