Momenti frikë në sfidën mes RKC Waalwijk dhe Ajax në xhiron e shtatë të elitës së futbollit holandez Eredivisie.
Kjo ndeshje nuk përfundoi pasi pesë minuta para fundit u ndërpre pas një lëndimi të tmerrshëm.
Ajax ishte në epërsi me rezultat 3:2, dhe me qëllimin për të shënuar golin e katërt, topi iu dërgua Brian Brobbey, i cili në përpjekje për të arritur topin goditi në kokë portierin e Waalwijk, Etienne Vaessen, i cili mbeti i shtrirë dhe i palëvizshëm.
Shokët e skuadrës së Vaessen i sugjeruan menjëherë pankinës se diçka nuk shkonte dhe mjekët nxituan te portieri i cili ishte shtrirë në terren pa ndjenja.
Futbollistët e të dyja skuadrave shpërthyen në lot pasi Vaessen mbeti pa ndjenja në fushën e lojës.
Mjekët bënë mrekulli duke i shpëtuar jetën portierit 28-vjeçar, derisa më pas e larguan me barelë dhe me ndihmën e ambulancës e nisën për në spitalin e Waalwijk.
Më vonë ka qenë skuadra e RKC Waalwijk që nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se gjendja e portierit holandez është e mirë.
Për fat të mirë Vaessen i shpëtoi më të keqes, derisa situata e tij është stabile dhe do të qëndroj në spital për të rimarrë vetën.
⚽️ #ÚltimaHora: El portero Etienne Vaessen sufrió un choque que lo dejó inconsciente en el partido. Fue llevado al hospital en estado grave. Esperamos actualizaciones sobre su salud. #Fútbol 🏥⚽️pic.twitter.com/wutk6SzHuQ
— Canal News 24 (@CN24horas) October 1, 2023
/TV Arbëria