Java e dytë e fushatës zgjedhore në Kosovë ka sjellë intensifikim të aktiviteteve politike nga partitë kryesore, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Nga e hëna, data 13 deri sot, e diele 19 janar, këto parti kanë organizuar tubime dhe aktivitete të shumta për të mobilizuar mbështetësit dhe për të promovuar programet e tyre zgjedhore, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj më të thellë në institucionet ndërkombëtare.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Në këtë periudhë, Lidhja Demokratike e Kosovës me sloganin “Bëhu Ndryshimi” ka përqendruar fushatën e saj në vlerat e trashëgimisë politike të liderëve të saj, veçanërisht të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubime në qytetet e ndryshme, këtë javë LDK-ja e filloi në Kamenicë, ai nga atje u zotua publikisht se autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve. LDK-ja tubimet e mëdha me qytetarët i vazhdoi në Prishtinë, Novobërd, Gjilan, Klinë, Rahovec, Deçan, Mitrovicë, e në disa qytete të tjera të Kosovës. Abdixhiku ka ftuar qytetarët të mbështesin LDK-në për një të ardhme të qëndrueshme dhe integruese të Kosovës, duke u fokusuar në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj jave LDK-ja është gjobitur me 20 mijë euro. Gjoba prej 20 mijë eurove për LDK-në ka ardhur pas krahasimit që kandidatja për deputete e kësaj partie, Xheneta Syka, i ka bërë kryeministrit Albin Kurti me liderin famëkeq Adolf Hilter.
“Mitrovica është më shumë se një qytet – Mitrovica është simbol i përpjekjes për bashkim e nevojës për rezistencë! Mitrovica është një kujtesë e përhershme e asaj që populli ynë mund të arrijë kur është i bashkuar, kur nuk ndahet, kur nuk përçahet!”, tha Abdixhiku.
“Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku nga Novobërda.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Partia Demokratike e Kosovës, me Memli Krasniqi në krye, me sloganin “Ma mirë”, ka organizuar një sërë tubimesh gjatë javës së dytë të fushatës në qytetet e Kosovës, përfshirë Prizrenin, Viti, Prishtinë, Skënderaj, Istog, Obiliq, Ferizaj, dhe në Podujevë. Hamza si kandidatë për kryeministër, ka paraqitur zotimet kryesore, ato janë: më shumë zhvillim më pak tatime, rritja e pagës dhe pensioneve, si dhe zotimi i tretë i tij investimet transformuese në infrastrukturë. PDK gjatë fushatës ka theksuar angazhimin për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Kosovës, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Krasniqi dhe liderët e tjerë të PDK-së kanë kërkuar mbështetje për një administratë të fuqishme dhe të qëndrueshme, që do të garantojë zhvillim të vazhdueshëm dhe përmirësim të kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës.
Hamza nga Istogu tha: Do të punoj e do të jem përkrah çdo qytetari në vendin tone
“Më shumë zhvillim, më shumë përkujdesje, më shumë mundësi për Podujevën. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë thjesht zgjedhje. Ato janë moment vendimtar për të ardhmen tonë. Mobilizohuni dhe angazhohuni për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza pas tubimit në Podujevë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Lëvizja Vetëvendosje, nën udhëheqjen e kryeministrit aktual Albin Kurti, me sloganin “Cep më Cep”, ka zhvilluar tubime të fuqishme gjatë kësaj jave, duke e nisur javën e dytë të fushatës në Pejë, për të vazhduar tutje në Shtërpcë, Kaçanik, Podujevë, Fushë Kosovë, Istog, Prizren e deri në takimin përmbyllës të javës në Gjilan.
Kurti në këto tubime vazhdoi thirrjen e tij për 500 mijë vota: Do të punojmë 25 orë në ditë për fitoren rekord dhe historike të mbi 500 mijë zemrave për zhvillim dhe sovranitet cep më cep, skej m’skej, qosh m’qosh, rreth m’rreth. Falemnderit PodujeVVë!.
Fokusi i VV-së gjatë fushatës ishte në ekonomi e siguri, e luftën kundër korrupsionit. Sa i përket fjalimeve kjo javë ishte e zëshme edhe për Kurtin pasi në një prej tubimeve, më saktësisht në atë në Pejë, Kurti përdori një fjalë “miza”, duke e krahasuar LDK-në. Për këtë krahasim dhe gjuhës së përdorur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres, e ka dënuar VV-në me 3 mijë euro.
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL
Gjatë kësaj jave edhe për AAK-në ka qenë një javë e gjatë dhe e ngjeshur sa i përket tubimeve. AAK me sloganin “Kosova Fituese”, po ashtu ka zhvilluan takime me qytetarët në vende të ndryshme të Kosovës.
“Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një nga tubimet e tij në Pejë.
“Qeveria Kurti po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë”.
AAK-ja gjithashtu është dënuar me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti.
“Më tej parashtruesi i ankesës thekson se Ramush Haradinaj duke iu drejtuar me fjalët “duhet me hek mashtruesin”, dhe “dojmë poashtu me rrit mbrojtjen, nuk dojmë me bo lojna siguri nacionale pas shpinës së aleatëve tonë e në interes të Rusisë e Serbisë nga argati i tyre. Më tej, shkelja e kryetarit të këtij subjekti vazhdon “Shko Albin te prokurori bashkë me hajnat se je shef i hajnave”, dhe duke vazhduar me shprehjet ” A jeni për me e çu mashtruesin në shpi”, UÇK nuk ka mercenarë, ti dhe soji yt jeni mercenarë”, thuhet në ankesën e LVV-së për gjuhën e përdorur nga Haradinaj. /TV Arbëria