Sipas një raporti të ri nga Japonia, Mitsubishi Motors është gati t’i bashkohet partneritetit të sapoformuar Honda-Nissan, të fokusuar në EV dhe softuerin AI.
Hyrja në aleancën e re – e shpallur fillimisht nga Honda dhe Nissan në mars 2024 – mund ta ndihmojë Mitsubishin të reduktojë ndjeshëm kostot që lidhen me automjetet elektrike, shkruajnë mediat e huaja.
Të tri kompanitë gjithashtu mund të kursejnë para duke standardizuar softuerin e lidhur me AI në makinat e tyre
Raporti vjen nga Nikkei Asia, pa hyrë në detaje rreth kushteve të marrëveshjes.
Megjithatë, në njoftimin origjinal të partneritetit, Honda dhe Nissan e bënë të qartë se nuk po planifikojnë një “lidhje kapitale”.
Ndërkohë një analist i Goldman Sachs pret që softueri të jetë fusha më e rëndësishme në bashkëpunim.