Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Mitrovicë e Veriut: Arrestohet i dyshuari që shtirej si polic

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet i dyshuari që shtirej si polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se është paraqitur në mënyrë të rreme si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 mars 2026, rreth orës 08:10, ku i dyshuari mashkull kosovar ishte veshur me rroba taktike dhe kishte vendosur emblemën e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit nga autoritetet, tek i dyshuari është gjetur edhe një elektroshok, raporton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i iniciuar si “Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim  i pa autorizuar i armës” po hetohet nga organet kompetente.