Rezultatet paraprake në Mitrovicë tregojnë një duel të fortë mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci.
Sipas të dhënave, Arian Tahiri ka siguruar 47.89% të votave (15,368 vota), ndërsa Faton Peci është shumë pranë me 47.80% (15,340 vota) – një diferencë prej vetëm 28 votash mes dy kandidatëve.
