Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkak një foto raciste?

Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkak një foto raciste?

Miss Finlanda Sarah Dzafce, bukuroshes me origjinë nga Kosova, do t’i hiqet kurora, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Dzafce e cila u kurorëzua Miss Finlanda në shtator, e gjeti veten në qendër të vëmendjes në mediat sociale pasi një fotografi e saj duke bërë një gjest të dukshëm racist u postua në platformën Jodel.

Fotografia tregon Dzafce duke i tërhequr sytë në një formë të pjerrët me gishtat e saj, me tekstin poshtë që lexon (në finlandisht), “kiinalaisenkaa syömäs” – që mund të përkthehet përafërsisht si “duke u zënë me një kinez”.