Analisti dhe profesori universitar, Shkumbin Misini në nja deklaratë për mediumin T7 ka pohuar, se qytetarët e Kosovës sot jetojnë rëidësisht më keq se në vitin 2018.
Ndonëse, nuk ka përmendur emra në këta rast, por këtu duhet kujtuar se ajo ishte koha kur vendin e qeveriste koalicioni PAN i përbërë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMa Social Demokrate, së bashku me Listën Serbe dhe partitë tjera minoritare.
Kështu, sipas ekonomistit Misini, vendi është duke përballur me rritje të pandalshme të çmimeve, kur për dallim, nga retorika e qeverisë për përmirësim të cilësisë së jetës, indikatorët makroekonomikë tregojnë një situatë alarmante!
Për më shumë i njëjti ka pohuar, Kosova kurrë më keq nuk ka qenë, ku çdo parametër ekonomik sot është më i rëndë se më parë!