Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Premierligën e Rusisë.

Sulmuesi shqiptar kontribuoi me gol sot në barazimin e Rubin Kazanit me Uralin, në kuadër të javës së 26-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e luajtur në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 1:1.

Daku, që edhe sot kompletoi 90 minuta, golin e realizoi në minutën e 43-të.

Gjilanasi tani numëron shtatë gola në elitën e futbollit rus, krahas katër asistimeve.