Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mirënjohje nga Organizata Botërore e Doganave për Doganën e Kosovës

Mirënjohje nga Organizata Botërore e Doganave për Doganën e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka marrë mirënjohje nga Organizata Botërore e Doganave, për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin në Operacionin TENTACLE 2024.

Sipas njoftimit, ky operacion ndërkombëtar, i fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit, ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë globale

Derisa theksohet se përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, Dogana e Kosovës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale.

“Ky vlerësim nga ËCO është një dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë kufitare dhe për të mbrojtur shoqërinë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për një tregti”, thuhet në njoftim.