Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mirëditë, kapet në flagrancë 15-vjeçari që po transportonte armë (VIDEO)

Mirëditë, kapet në flagrancë 15-vjeçari që po transportonte armë (VIDEO)

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka sekuestruar 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak në Mirëditë.

Sipas njoftimit, thuhet se është arrestuar dhe një 15 – vjeçar që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel”, thuhet tutje.