Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Miratohet vendimi në Shqipëri, qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj

Miratohet vendimi në Shqipëri, qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj

Në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.

Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta ID të skaduara mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha: “Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar, e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërçin, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike”./Tch