Qeveria e Kosovës sot miratoi programin legjislativ për vitin 2023.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, tha se në këtë vit kanë planifikuar miratimin e 100 projektligjeve.
Krahas kësaj, në qeveri u miratua edhe Projektligji për liritë fetare, megjithëse abstenuan tre ministra.
Ndërkohë, Zenel Leku u emërua kryetar i Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.
/TV Arbëria