Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miratohet me asnjë votë kundër rezoluta për Kosovën

Miratohet me asnjë votë kundër rezoluta për Kosovën

Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën ku dënohet sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, nga ku asnjë nuk votoi kundër, por pati 1 abstenim.

“Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë përherë me Kosovën, në ditë të mira dhe në kohë të vështira. Kosova mbetet projekti i madh strategjik i Shqipërisë dhe po aq mbetet projekti i madh sovraniteti dhe integriteti territorial i saj,” – u shpreh kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha e kundërshtoi draftin e punuar mes Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar demokrat, të drejtuar nga Gazment Bardhi, duke sjell në Kuvend 3 amendamente nga deputeti Kreshnik Çollaku.

“Ky tekst me 3 fjali që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i përgjigjet aktit më të rëndë pas luftërave në Ballkan, një agresioni ushtarak ndaj veriut të Kosovës është një tekst që mua më turpëron. Ky është një tekst i cili mungon të përcjellë zërin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës,” – deklaroi Çollaku.

/TV Arbëria