Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 3 shtator.

Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimet maksimale janë: nafta (dizel) 1.72 euro për litër, benzina 1.57 euro për litër, gasi 0.63 euro për litër.

Çmimet, rëndom si ditëve të tjera, do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes emailit [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.