Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MINT realizon aksionin e radhës së mbikëqyrjes në terren të mjeteve matëse të taksimetrave

MINT realizon aksionin e radhës së mbikëqyrjes në terren të mjeteve matëse të taksimetrave

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer mbikëqyrjen në terren të mjeteve matëse ligjore të taksimetrave që janë të vendosur në auto-taksi.

Mbikëqyrja është kryer në disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojë ditëve të ardhshme, dhe qëllimi i mbikëqyrjes është mbrojtja e konsumatorit, si dhe mbikëqyrja e subjekteve të emëruara (TVK) nga MINT/AMK, për taksimetra të cilëve iu janë caktuar detyrat për zbatimin e rregulloreve të metrologjisë ligjore.

Sipas legjislacionit në fuqi taksimetrat, që janë në përdorim, duhet të janë në përputhje të plotë me Rregulloren nr.06/2016 dhe sipas Rregullores  nr. 01/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr. 02/2021 për mjetet matëse ligjërisht të kontrolluara, saktësia e tyre duhet te verifikohet. Taksimetri llogaritë distancën në bazë të sinjalit të dhënë nga gjeneruesi i sinjalit për largësi. Përveç kësaj, ai llogarit dhe tregon tarifën që duhet paguar për udhëtimin në bazë të distancës së llogaritur/matur të udhëtimit.

Gjatë mbikëqyrjes nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike të këtyre mjeteve matëse është bërë verifikimi i dokumentacionit, siç është specifikuar në ligjin për metrologji dhe rregulloret relevante për zbatimin e tyre, për të përdorur drejtë mjetet matëse ligjore të taksimetrat qe janë të vendosur (në automjete Taksi), që janë subjekt i kontrollit ligjor metrologjik, konkretisht taksimetrave.

Gjatë inspektimit nga inspektoret e mbikëqyrja metrologjike janë hasur taksimetra, të cilët nuk kanë poseduar certifikatë të verifikimit, ku janë ndërmarrë masa administrative sipas Ligjit për Metrologji.

Pas vizitës inspektuese në terren, MINT/AMK njofton se nëse brenda afatit të caktuar nuk eliminohen parregullsitë e gjetura, do të ndërmerren masa konform ligjit në fuqi.

Inspektimi i taksimetrave nga inspektoret e mbikëqyrjes metrologjike do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për mbrojtjen e konsumatorëve përkatësisht udhëtarëve.

Themes by WordPress