Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > MINT gjobitet me 3 mijë euro për moslejim në qasje në dokumente publike, Mehmetaj: E çysh Qeveria më transparente e Kosovës kështu? (DOKUMENT)

MINT gjobitet me 3 mijë euro për moslejim në qasje në dokumente publike, Mehmetaj: E çysh Qeveria më transparente e Kosovës kështu? (DOKUMENT)

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari është gjobitur me 3 mijë euro.

Sipas tij, kjo gjobë ka ardhur pasi Ministria në fjalë nuk ka lejuar qasje në dokumente publike.

Mehmetaj ka ironizuar duke pyetur “E qysh qeveria më trasnparente e Kosovës kështu?

“D.M.TH ka pranu gjobe vec mos me leshu dokumentin e kerkuar. Njejte eshte pas gjobite edhe Ministria e Puneve te Jashtme se Donika Gervalla nuk pranojke me i be publike shpenzimet per karburante te burrit te presidentes Vjosa Osmani. Vec tinzisht ju operoni. Hajna.”, ka shkruar tutje ai.