Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka vizituar KEK-un. Ajo është mirë pritur nga zv. Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve, me ç ‘rast Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.
“Lidhur me këtë, zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik. Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar’, thuhet në njoftimin e ME-së.
/TV Arbëria