Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax

Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të reperit Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy.

Noizy dhe DJ Crax janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Lezhë.

Ata ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Noizy dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër. Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.