Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministrja Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

Ministrja Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale, njofton se sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, ministrja e Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore.

“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në komunikatë.