Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ministrja gjermane do t’i përshpejtojë dëbimet për të luftuar krimin në rritje

Ministrja gjermane do t’i përshpejtojë dëbimet për të luftuar krimin në rritje

Qeveria e Gjermanisë është zotuar të martën për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.

Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve.

“Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, social-demokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz.

“Secili që nuk i zbaton rregullat, duhet të largohet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka zero tolerancë për krimet e dhunshme, të cilat janë rritur për 8.6 për qind në vitin e kaluar.

Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.

“Ajo për të cilën AfD-ja ka paralajmëruar për vite, tani nuk mund të fshihet.. statistikat e reja për krime kanë nxitur debatin e ‘krimit nga të huajt’”, ka thënë Richard Graupner prej AfD-së në Bavari.

Powered by WordPress