Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministrja Gërvalla: Nuk mund ta shkarkojmë Martin Berishajn, nuk kemi asnjë fakt

Ministrja Gërvalla: Nuk mund ta shkarkojmë Martin Berishajn, nuk kemi asnjë fakt

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën e përbashkët me diplomatën sllovene Tanja Fajon është pyteur nga gazetarët edhe për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.

E para e MPJ-së ka thënë se nuk mund ta shkarkojë Berishajn sepse zyrtarisht nuk ka asnjë fakt se ai ka bërë ndonjë shkelje.

“Duhet të kemi mirëkuptim se ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, por për arsye faktike pse duhet të shkarkohet. Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja Gërvala ka thënë tutje se Berishaj ka shprehur gatishmëri që të vije në Kosovë e të mbajë një konferencë për media për të sqaruar situatën.

“Unë do të vazhdoj të kërkojë me ngulëm të kërkoj informacione zyrtare prandaj kërkoj mirëkuptim. Berishaj ka treguar gatishmëri që ose me shkrim të bëjmë një konferencë të përbashkët me shtyp dhe aty t’iu përgjigjet të gjithëve”, ka thënë Gërvalla. /TV Arbëria

Themes by WordPress