Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë rreth 8 mijë e 500 vota më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2021.
Kur janë numëruar shumica e votave, ajo del se ka marrë 13,282 vota dhe renditet e 37-a në mesin e më të votuarve të LVV-së. Shumë pak vota për ministren që kishte numrin 14 në listën e kandidatëve për deputetë.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo ishte në mesin e 14 më të votarve, dhe mbante po të njëjtin numër në listën e kandidatëve. Atëherë, ajo kishte marrë 21,781 vota.
Agim Bahtiri do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
ish-kryetari i Mitrovicës që mbante numrin 81 në listën e kandidatëve, deri tani ka marrë afro 2 mijë vota më shumë vota sesa minitrja.
Nga shumica e votave të numëruara deri tash, Bahtiri renditet i 31-ti në listën e më të votuarve të LVV-së me 15,108 vota.