Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ministria ruse e Mbrojtjes: Pesë avionë luftarakë ukrainas u shkatërruan në sulmin me raketa

Ministria ruse e Mbrojtjes: Pesë avionë luftarakë ukrainas u shkatërruan në sulmin me raketa

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot ka shkatërruar pesë avionë luftarakë ukrainas “SU-27” dhe ka dëmtuar dy të tjerë.

Operacioni thuhet se është kryer në rajonin e Poltava që shtrihet midis Kievit dhe Kharkivit, shkruan Sky News.

“Si rezultat i sulmit rus, pesë avionë luftarakë aktivë “SU-27” u shkatërruan dhe dy u dëmtuan”, ka thënë ministria.