Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve.
Bëhet e ditur se hapjen e kësaj konference do ta bëjë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në ceremoninë e hapjes, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ministra qeveritar, zëvendësministra, ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. /TV Arbëria