Shkruan Tv. Arbëria
Të gjithëve na kujtohen pamjet tronditëse të siguruar nga mediumi Vox Kosova në Stacionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës “ Enver Zymberi” në Mitrovicë. Ato i ngjasonin më shumë një kampi të përqendrimit se sa një qendre normale policore. I njëjti lokacion edhe u quajt si “kampi i kancerit” duke marr parasysh pretendimet për “për kancerogjenitet, ndotje dhe kushte alarmante të banimit në kampin kryesor të Njësive Elite”
Ndërkohë, edhe pse Policia e Kosovës, reagoi me anë të një deklarate zyrtare duke i cilësuar “shkrimet si dezinformata dhe manipulim, duke theksuar se kampi plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për qëndrimin dhe aktivitetet e zyrtarëve policorë” megjithatë pa kaluar shumë kohë “inspektorati Sanitar mori masa duke i mbyllur zona të caktuara brenda kampit për të hartuar një raport zyrtar”. Një veprim ky në mënyrë të tërthortë e pranonte gjendjen e prezantuar nga mediumi në fjale.
Sidoqoftë, lejimi i këtyre kushteve të tmerrshme nga ministria e Xhelal Sveqlës ka ndodhur në kohën edhe kur i njëjti institucion qeveritar sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024, i kishte paguar punonjësit e komunitetit serbë vetëm gjatë atij viti në vlerë prej 112, 924 euro pa shkuar fare në vendet e punës.
Pra një gjë e tillë tregon më mirë se asgjë tjetër se si ministria e Xhelel Sveqlës ishte shndërruar si thotë një fjalë e urtë popullore, “në nënë për punëtorët serbë, e ne njerkë për policët shqiptarë”. Të paret merrnin paga pa punuar fare, kurse dytët përkundër angazhimit maksimal në mbrojtje të shtetit, e ushtronin këtë mision në kushte skandaloze.