![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të po të njëjtës Ministri, ka reaguar se Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, derisa kanë shtuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë, shkruan TV Arbëria.
“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Njoftimi i plotë:
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Kujtojmë se; Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.
“Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)