Kjo ministri kishte reaguar ndaj atyre që akuzuan ministrinë për paga të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së.
Sipas Ministrisë, disa media kishin shfrytëzuar këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija.
“Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes”, thuhej në reagim.
“Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së)”, thuhej në sqarimin që e kanë fshirë.
Ministria në postimin që ka fshirë, kishte thënë se i njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së.
“I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së”.
“FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat”.
“Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhej në deklaratë