Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e ka kujtuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, në katër vjetorin e vdekjes së saj.
Sipas MKRS-së, talentin që kishte, ajo e shfrytëzoi për të kultivuar këngën dhe muzikën e mirëfilltë shqipe, duke lënë kështu pas vetes një krijimtari aq të pasur artistike, plot 5 albume e 88 këngë që janë vlerë e çmuar e trashëgimisë së artit tonë muzikor, raporton Klan Kosova.
Video: Performanca e Filharmonisë së Kosovës vitin e kaluar në Lisbonë. Vepra: Baresha e Rexho Mulliqit e intepretuar më parë nga Nexhmije Pagarusha.