Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ministria e Kulturës ndan 2 milionë euro për Komunën e Podujevës – renovohet stadiumi i qytetit

Ministria e Kulturës ndan 2 milionë euro për Komunën e Podujevës – renovohet stadiumi i qytetit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, bashkëpunim ky në vlerë prej 2 milionë eurosh, për renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në këtë qytet.

“Ky projekt madhor synon modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive, duke krijuar kushte më të mira për sportistët, klubet dhe komunitetin lokal. Punimet do të realizohen sipas standardeve bashkëkohore të arkitekturës dhe inxhinierisë, duke e kthyer stadiumin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe moderne,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Projekti prej rreth 2 milionë eurosh parasheh ndërtimin e tribunës lindore, vendosjen e mbulesave mbi tribunat ekzistuese, si dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Memorandumi është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.